Këto janë disa detaje që nuk i dinim për Loredanën!

By

Loredana që sapo ka lansuar një bashkëpunim me Mozzik dha një intervistë për revistën “Grazia”.

Si pjesë e intervistës ajo u kompletoi disa fjali duke na zbuluar disa detaje të përditshmërisë së saj dhe për karrierën e një gruaje në industrinë e rapit.

Më poshtë zbuloni përgjigjet e saj.

Unë nuk do të dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi, kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.

Kjo kritikë më formoi më shumë: gratë nuk kanë vend në rep. Nuk është kështu!

Në jetë dua që të arrij të jem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.

Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.

Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen.

Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh!

Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Kohë vajzash!

Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.

Idoli më i madh: vetvetja – natyrisht.

Ky është pasioni im i fshehtë: takat e larta. Blej mjaft, kurrë nuk i mbathë ato. Haha, unë jam një fanse e madhe e këpucëve të rrafshëta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm