Këngëtarja e njohur Miriam Cani sot feston ditëlindjen e 31-të.
Në një ditë pak më të veçantë tashmë edhe si nënë, urimet për këngëtaren e dashur nuk kanë munguar nga fansat, kolegët e miqtë.
E duket se shumë prej tyre nuk janë treguar aspak dorështrënguar për dhurata.
Në një kolazh të postuar nga vetë Miriami, shihen përplot buqeta me lule të cilat ajo i ka pranuar sot. Madje, këngëtarja ka edhe gjetur kohë për falemnderime.
‘Faleminderit qe ma beni gjithmone kete dite kaq te bukur dhe speciale, pertej dhuratave dhe surprizave vleresoj fjalet e sinqerta dhe dashurine e paster qe me dhuroni’ – është shprehur ajo në foton e shpërndarë. /Prive.al/