Ditën e djeshme, Renee, vajza e ish çiftit të famshëm, Nora Istrefi e Robert Berisha – festoi ditëlindjen e saj të 9-të.
E Nora pos urimeve e dedikimeve, duket se i organizoi asaj një super festë për ditëlindje.
Imazhet nga kremta Nora i ka ndarë në Instagram, ku edhe shihej Renee duke e gëzuar ditën e saj.
Madje, për ditëlindje, Renee u shfaq e veshur me dy veshje të ndryshme – një fustan të kombinuar me minifund dhe bluzë si dhe me një fustan tjetër unik të krijuar nga disenjatori Valdrin Sahiti.
Për më shumë detaje, shihni fotografitë e mëposhtme.