Engjëllusha Salihu ka finalizuar këngën e saj të re që do të publikohet së bashku me videoklip që është realizuar në një nga lagjet e Prishtinës.
Kënga titullohet “Vllau xheloz”, dhe sipas një postimi të këngëtares në llogarinë e saj në Instagram, ajo do të publikohet nesër në ora 14:00.
Kjo këngë pason bashkëpunimin e këngëtares me Afrim Muqiqin për “Po ta boj hallall”, që u publikua 2 muaj më parë. /Prive.al