Kënga Magjike këtë vit ka marrë tjetër kuptim.
Kjo për shkak të tërmetit shkatërrues që ndodhi më 26 Nëntor në Shqipëri, duke marrë jetën e 51 personave dhe duke plagosur mbi 650 të tjerë.
Mirëpo, ky festival tani do të ketë fundin e mirë pasi të ardhurat nga biletat do të dhurohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Gjithsesi, Rozana Radi ka treguar publikisht cilat janë pesë këngët që asaj I pëlqejnë më së shumti.
Ajo ka vendosur Besa Kokëdhimen e cila hoqi dorë nga ky festival për shkak të dhimbjes nga tërmeti, Kastro Zizon, Fifin, Eneda Tarifën dhe Marsela Cibukaj,
“Kjo eshte Top 5 per mua ne Kenga Magjike kete vit. Shije personale muzikore . Te pa ndikushme nga askush.
#kendojpertendertuar
@arditgjebrea Me mungon ajri kur nuk marr pjese ne kete festival.
Sukses te gjitheve!
Me vjen keq qe nuk do ta degjojme @besaofficial sonte por e respektoj plotesisht zgjedhjen e saje”, ka shkruar Rozana.
Si mendoni ju, cila këngë do të fitojë sipas kësaj top pesëshe të Rozanës?/Prive.al