Këtë vend në Youtube ka kënga e Dhuratës në nivel global

By

Se kënga e re e Dhurata Dorës me Soolking është një sukses në vete, për këtë nuk kemi dyshim.

Në katër ditë, ajo ka thyer çdo rekord shqiptar duke grumbulluar mbi 20 milionë shikime në Youtube.

‘Zemër’ është e para në trojet shqipfolëse, ato frankofone e arabe dhe në listë është goxha lartë në pothuajse secilin shtet europian.

Por, a e dini çfarë pozite ka kënga në nivel global?

Besoni ose jo, dueti mes Dhurata Dorës dhe Soolking është rradhitur i 28-ti në listën e videove më të klikuara së fundmi në Youtube.

Me trendin nga dita në ditë, kjo këngë vetëm sa do ngjitet lartë e më lartë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm