TDS-at e dikurshëm po rikthehen me super klip

By

Të shtunën, emisioni Prive ju njoftoi mbi një projekt nga Majki dhe Onati,  TDS-at e dikurshëm që i rikthen dyshen pas një kohe të gjatë.

E duket se publikimi i këtij projekti është tashmë çështje ditësh.

Majki në rrjetin social Snapchat ka postuar disa video nga ato që Prive.al mëson se janë xhirimet e videoklipit të ri.

Në të shihen përplot vetura luksoze të një ngjyre – të bardhë teksa në mes janë dy artistët.

Vizuelizimi i kësaj kënge po bëhet nga produksioni XL Films teksa ky projekt do jetë i publikuar në mes të këtij muaji kur mbaron edhe montazha. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm