Ka disa javë që në Klan Kosova ka nisur transmetimin programi muzikor “Sing my Song”, në drejtmin e prezantueses Genta Cana.
Çdo të diel, një episod i dedikohet artistëve të cilët përgjatë shumë viteve sollën këngë që do të mbesin në historinë e muzikës.
Listës së emrave të njohur që rikthyen këngët e tyre si Ermal Fejzullahu, Afrim Muçiqi, Gold Ag, TNT, Miranda Hashani e shumë të tjerë do ti shtohet edhe emri i Violeta Kajtazit.
Mirëpo, Violeta nuk do të jetë e vetme shumë kolege të saj këngëtare erdhën për ta nderuar dhe kënduar këngët e saj si Lori, Shqipe Abazi, Ganimete Abazi e emra të tjerë.
Ky episod mbushur me muzikë e kujtime do të transmetohet këtë të diel në ora 20:45 në Klan Kosova./Prive.al