Këta janë këngëtarët që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH!

By

Sonte pritet të startojë Festivali i Këngës në RTSH, teksa ky vit shënon dhe jubileun e 55-të të festivalit e ku pritet të jetë një mbrëmje e veçant, e sipas lajmeve të fundit thuhet se gjithçka është gati për natën e parë.

Festivali i RTSH pothuajse çdo herë zgjon polemika  e pakënaqësi në mesin e artistëve dhe audiencës, por prap mbetët një festival në të cilin nuk mungojnë artistët e mirëfillt pasi që fituesi ka një privilegj mjaft të madhë, atë të përfaqësimit të Shqipërisë në Eurosong.

Artistë që do marrrin pjesë këtë vitë janë : Yll Limani, Genc Salihu, Linda Halimi, LYNX, Neki Emra,Xuxi, Xhesika Polo,Tiri,Linda Rukaj,Elson Braha,Albulena Jashari dhe  Flaka Krelani e cila do të jetë edhe konkurentja e cila do të bëjë hapjen e natë së sontme.

Prezantuesit e festivalit do të jenë Ledina Çelo dhe aktori shqiptar i njohur në Gjermani, Kasëm Hoxha.

Arritja më e madhe në skenën e Eurosong, nga fituesi i këtij festivali mbetet ende Rona Nishliu me këngën Suus e cila u rradhitë në vendin e pestë.

Shumë fat për të gjithë artistët, shpresojmë që do të shkëlqejnë me performancat  e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm