Loredana mbrëmë promovoi albumin e saj të parë “King Lori”.
Reperja shqiptare e famshme në Gjermani, lëshoi të enjten vonë projektin me titull “Genick” dhe më pas edhe albumin në disa platforma digjitale.
Derisa festa u organizua në Berlin, ajo pati edhe mysafirë nga Kosova.
Kida, Dhurata Dora, Enis Bytyqi me bashkëshorten, ishin vetëm disa prej të famshmëve që u panë në promovimin e saj.
Në album, Loredana ka bashkëpunuar sërish me Mozzik por edhe më vëllanë e tij, Getinjon si dhe ka një këngë dedikuar vajzës së saj – Hanës./Prive.al