Kështu përmbyll këtë vit Ava Max

By

Vetëm dje u bë publik lajmi se Gazeta prestigjioze me bazë në New York City por me influencë botërore,  “The New York Times” ka radhitur 54 këngët më të mira të këtij viti që po lëmë pas.

Ndër shumë artistë dhe artiste radhitet edhe këngëtarja më prejardhje shqiptare Ava Max.

Më këngën “Sweet but Psycho”, Ava arriti që të marrë shumë vëmendje të dëgjuesve dhe artistëve tjerë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo shprehet se e gjithë kjo është  pabesueshme për të.

“Faleminderit @nytimes 💎❣️❤️ Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani dhe që unë i admiroj. Unë e fillova dhe i përkushtova punës time 15 vjet më parë, dhenuk u dorëzova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është. Edhe pse, unë vetëm sa ja kam filluar. (ki mendjen ti … ende nuk ka lëshuar albumin tim debutues !!!) Unë ju dua. 2020-ta do të jetë viti im. Dhe pop-i po kthehet më i madh se kurrë.” – shkruan ajo.

Kështu ajo teksa feston për suksesin e saj që korri për këtë vit, ajo përmbyll vitin duke lansuar edhe një projekt për të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj.

Kënga është publikuar vetëm në formatin audio në platformën Youtube, titullohet “Salt” dhe ju mund ta ndiqni duke klikuar në videon mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm