Konfirmohet e ardhmja e Luanës në sezonin e ri televiziv

By

Luana Vjollca ka disa ditë që po paralajmëron një projekt të madh, më të madhin deri tash.

‘Sot duke xhiruar një gjë komplet të re. Projekti më i madh deri tash. Nuk ka kohë për pushim’ – deklaron Vjollca në një postim të bërë.

Por a lidhet me këngë apo projekt televiziv?

Prive.al mëson se xhirimet janë në Top Channel dhe duket se bëhet fjalë për një emision të ri.

Luana me këto xhirime po konfirmon faktin që do jetë në sezonin e ri tek kanali që nisi karrierën, ndryshe prej Marinës e cila ende s’ka ndonjë projekt të konfirmuar.

Kohë më parë u përfol që bukuroshes do t’i besohet ‘Big Brother VIP’ andaj s’na mbetet gjë pos të presim se nëse bëhet fjalë për këtë program apo për ndonjë tjetër.

Kurreshtja pritet të na shuhet shpejt! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm