Një gel i mirë i vetullave bën që ato të duken më të trasha dhe voluminoze.
Mirëpo nganjëherë geli nuk është zgjedhja ideale meqenëse ngjyra e saj mund të rrjedhë në fytyrën tuaj, dhe efekti nuk zgjat shumë – aq sa do donim.
Një teknikë, që në vërtetë është mjaft e vjetër, dhe është zbehur pak me ardhjen dhe inovacionet e reja të grimit është sapuni.
E gjitha çka ju duhet është një sapun i thjeshtë glicerine pa ngjyrosës dhe aromë dhe një brushë e vjetër e maskarës.
Brushën e pastroni mirë nga të gjitha mbetjet në mënyrë që lëkura juaj të mos preket nga bakteret që mund të shkaktojnë akne ose skuqje.
Brushën pas pastrimit, e merrni e lagni pak në mënyrë që ta fërkoni në sapun, mirëpo mos e mbifërkoni në sapun sepse në këtë mënyre ajo do të shkumojë dhe në momentin që do të krihni vetullat tuaja ato do të mbesin të bardha.
Për të kuptuar më mirë këtë teknikë të thjeshtë, ndiqni videon më poshtë. /Prive.al