Kurorëzimi i saj me titullin më e bukura e Kosovës, zgjoi jo pak polemika në vend.
Ajo është një argjentinase që garoi dhe në fund fitoi kurorën Miss Kosova.
Camila Barraza, erdhi nga Argjentina, një vend që nuk e njeh Kosovën, për të përfaqësuar bukurinë shqiptare në evenimente të mëdha të bukurisë si Miss Kosova.
Një vajzë si ajo, me ato linja perfekte, sigurisht ka sekretet e veta se si rri në formë. Njërin nga këto sekrete ajo e ka bërë publik, duke e treguar se çfarë ha për mëngjes.
Vetëm një vezë e fërguar dhe dy feta buke e një gotë qumësht është vakti me të cilin Camila e nisë ditën.
Vajza argjentinase, ditëve të fundit ka qëndruar në Dubai ku edhe i dashuri i saj kosovar Haris Çoçaj jeton dhe punon.