Reperi i famshëm kosovar Gjiko dhe gruaja e tij, moderatorja Elita Rudi kanë një histori shumë të bukur dashurie për të treguar.
Si lindi gjithçka mes tyre e si e zbuluan familjet, u treguar në një projekt të shkurtër filmik ku prindërit e dyshes flisnin për fëmijërinë e tyre.
Dhe në mes të tjerash, nëna e Gjikos ka treguar se si e njoftoi ai se ishte dashuruar dhe se kush ishte Elita.
“Më tha mam, është krejt si ti kështu e shpejtë edhe e lëvizshme”, i ka thënë Gjiko nënës së tij, kur i kishte treguar se është dashuruar në Elitën. /Prive.al