Kështu falënderon Melinda fansat për përkrahjen e tyre

By

Të shtunën Melinda Ademi ka publikuar një projekt të shkurtër prej 1 minutë e 23 sekonda.

“24 bars” klipi që mori shumë vëmendje ishte vetëm paralajmërim.

Kështu tregoi reperja mjaft e pëlqyer në Instagram duke shkruar se ishte vetëm një “nxemje” para këngës së re.

Brenda një kohë të shkurtër, kënga e lansuar në Youtube bë kanalin e saj zyrtar mblodhi mbi 1 milion klikime.

Reperja hyri në llogarinë e saj në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që e pëlqyen dhe e përkrahën atë në projektin e ri.

“Faleminderit per 1M ne ket kohe kaq te shkurte, ani pse osht veq freestyle, e kom bo me shume qef edhe si kom prit gjithe kto komente kaq t’mira. Po kjo osht veq Warm Up per kangt qe i kom bo gati per ket vere. Ju don shume Melinda.” – shkruan Melinda nën një video që publikoi në llogarinë e saj në Instagram. /prive.al

 

Artikuj të ngjashëm