Muaji dhjetor shënon edhe muajin me më së shumti festa gjatë vitit duke u shndërruar kështu në më të dashurin prej nesh.
Atmosfera festive e cila krijohet në këtë kohë përçon mjaft pozitivitet andaj në çdo familje vërehet një gjë e tillë.
Si simbol i këtyre festave është edhe bredhi i vitit të ri i cili gjen vend pothuajse në çdo shtëpi.
E kësaj tradite nuk mun ti ikin as fytyrat tona publike të cilat tashmë kanë rregulluar ato dhe po presin ditët e festave.
Anash nuk ka mbetur as familja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu të cilët sot publikuan në Instagram disa fotografi ku shihej edhe dekorimi që i kishin bërë tashmë ambienteve të mbrendshme të shtëpisë.
Ata kishin angazhuar një kompani profesionale e cila merret me këto lloj punësh teksa efekti i dhënë nga ta është i dukshëm.
Më poshtë keni fotografitë e publikuara nga bashkëshortja e këngëtarit, Ariana. /Prive.al/