Teksa tashmë bashkëpunimi i tyre me të cilin do ta përmbyllin vitin është i konfirmuar, Don Xhoni dhe Butrint Imeri po shkojnë duke e konsoliduar miqësinë e tyre.
Mbrëmjen e djeshme, reperi ka pritur në Drenicën e “tij” Butrintin dhe pjesën tjetër të shoqërisë nga bashkëpunimet që kanë dhe kjo – në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ka qenë këngëtari ai që ka ndarë pjesë nga pritja me flinë – ushqimin tradicional shqiptar.
Dozat e humorit mes Butrintit dhe Don Xhonit as në këtë rast nuk kanë munguar. /Prive.al