Festa e ditëlindjes, nuk kishte se si të kalonte pa personin e zemrës pranë.
Viti i 35-të i jetës për reperin Getoar Selimi, u bë shkas për festë në mes miqsh e për Marinën, kjo ishte një datë speciale.
Darkën e ditëlindjes, Geti e hëngri me partnerët e tij të Label’it “Baba Stars”, duke mbledhur pranë vetes bashkëpunëtorët më të ngushtë rreth një tryeze të dekoruar deri në detajin e fundit në Tiranë.
Por qershia mbi tortë ishte arritja e Marinës me një tortë speciale, e cila të vendosur kishte qirinjtë që shënonin numrin 35-së. /Prive.al