Genc Prelvukaj na ktheu 21 vjet pas në kohë.
Reperi ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, krah djemve të grupeve të dikurshme, Hija e Jetës, Ritmi i Rrugës, dhe Etnon, ku bënte pjesë vet.
Fotografia është shkrepur në vitin 2000, dhe siç mund të vërehet qartë, çunat kanë ndryshuar mjaft shumë.
Sot këto grupe nuk ‘ekzistojnë’ më.
Genci po bën muzikë si solo artist, Miloti poashtu, ndërkohë djemtë e Hija e Jetës dhe Ritmit të Rrugës, merren me krejt diçka tjetër duke e lënë përfundimisht muzikën./Prive.al