Luana Vjollca sot është sinonim i një prezantuese seksi që ka një platformë të madhe ndjekësish në rrjete sociale.
Megjithëse është dalluar gjithmonë si një femër e bukur, deri tek gjendja e tanishme për Luanën ka qenë një rrugëtim i gjatë.
Ky fakt vërehet më së miri në disa prej fotove që qarkullojnë në rrjete sociale ku prezantuesja shihet në vitin 2010, duke dhënë parashikimin e motit, një eksperiencë televizive e cila e shoqëroi për vite me rradhë.
Me një stil në veshje i cili nuk përkonte aspak edhe me trendet e asaj kohe dhe me pak ndryshime në fytyrë të cilat me gjasë kanë ndodhur shkaku i intervenimeve kirurgjikale, nga shumë prej ndjekësve në rrjete sociale, Luana në këtë foto nuk njihet.
Një mësim i nxjerrë mund të jetë ai se prezantuesja duhet të vazhdoj të qëndroj bjonde. /Prive.al/