Këshilla të thjeshta për të parandaluar që tani rrudhat

By

Vetëm se jeni ende në të 20-at tuaja, kjo s’do të thotë se mund të pini alkool pa masë, të flini 4 orë gjumë e më pas të pretendoni se faturat e “mëkateve” s’do të përkthehen ca vite më vonë në lëkurën tuaj.

Askush s’e do këtë, prandaj bëni mirë ta shmangni. E kemi fjalën për rudhat, të cilat po, pjesërisht mund të filloni të parandaloni edhe pse jeni ende në të 20-at.

Gjej produkte të fytyrës (pudër, krem, hidratues etj) me formulë të përshtatshme me llojin e lëkurës.

Mos thyej rregullin themelor të kujdesit të lëkurës. Pavarësisht se çfarë ndodh, se sa e lodhur je apo se në çfarë ore vjen në shtëpi, mos harro të largosh make up-in nga fytyra.

Mos e tepro me produktet kundër rrudhave

Bëj herë pas here maska rigjeneruese.

Përdor krem për sytë. Lodhja shfaqet e gjitha tek to!

Konsumo ushqime të pasura me antioksidantë, fruta, fruta të thata, peshk, manaferra etj.

Pi shumë ujë.

Mbrohu nga dielli me anë të kremrave me faktorë të lartë mbrojteje.

Fli gjumë. Shprehja “Gjumi i bukurisë” nuk ekziston kot.

Artikuj të ngjashëm