Këshilla për parandalimin e rënies së flokëve

By

Rënia e flokëve është një shqetësim i zakonshëm që mund të shkaktohet nga një mori faktorësh, duke përfshirë gjenetikën, zakonet e çrregullta të jetesës, mangësitë ushqyese ose edhe ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Ekspertja, Nitika Kohli, sugjeroi që të zgjidhni një regjim natyral të kujdesit për flokët, duke përfshirë maska ​​për flokë dhe masazhe që mund t’i bëjnë flokët tuaj më të fortë.

“Gratë duhet të ndjekin rregullisht regjimet për t’u kujdesur siç duhet për flokët e tyre”, është shprehur ajo.

Sipas saj, vaji i susamit ose kokosit duhet të përdoret për të ushqyer skalpin të paktën dy herë në javëm shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Ajo bëri të ditur se për personat me skalp të yndyrshëm, rekomandohet të aplikoni vaj 30-60 minuta para dushit.

Nitika theksoi se rënia e flokëve ose humbja e flokëve është një gjendje që shkaktohet nga shumë faktorë, prandaj sipas saj, një zgjidhje nuk i përshtatet të gjithëve.

“Për një dietë dhe rekomandime të personalizuara, gjithmonë duhet të konsultoheni me një ekspert për rezultate të shpejta dhe të qëndrueshme”, u shpreh tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm