Pamja e re e Lady Gaga si Harley Quinn bëhet hit në internet

By

Këngëtarja, e cila së fundmi e sfidoi veten edhe në aktrim, Lady Gaga, u pa duke filmuar disa skena të vazhdimit të filmit “Joker” në New York City dhe fotografia e saj po qarkullon është kudo në internet.

Fansat mezi presin ta shohin atë si Harley Quinn përballë Joaquin Phoenix aka Joker dhe pamja e re ka rritur akoma më shumë pritjet e tyre.

Fotot dhe videot nga paparaci e shfaqin atë të veshur si Harley Quinn me një veshje të thjeshtë, e cila përfshinte një xhaketë të kuqe dhe një fund të zi të shoqëruar me dollakë të zinj rrjetë, me fytyrw tw grimuar si kloun.

Këngëtarja e “Bad Romance” ka xhiruar disa skena në sallën e Manhattanit, sipas raportimeve. Asaj iu bashkuan disa personazhe shtesë, të cilët u panë duke qëndruar në shkallët e ndërtesës gjatë xhirimeve. U panë edhe disa aktorë të veshur si policë.

Artikuj të ngjashëm