Ka pak ditë prej kur publikoi këngën në bashkëpunim me Vig Poppan pas një pauze relativisht të gjatë por Argjentina Ramosaj nuk e ka në plan të ndalet.
Këngëtarja e njohur sapo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar ‘A ma jep’.
Ka qenë Cekiz ai që është marrë me muzikën e këtij projekti teksa Vig Poppa, sërish është përfshirë në projektet e Ramosajt, kësaj rradhe duke shkruar tekstin dhe duke punuar melodinë.
Videoklipi, të cilin mund ta ndiqni më poshtë është vizuelizuar nga Entermedia. /Prive.al