Pushime, pushime dhe vetëm pushime! Në këtë formë duket se ka zgjedhur ta kalojë verën e 2016-tës prezantuesja Luana Vjollca.
Bukuroshja që çoi shumë pluhur muajin e kaluar për personin eventual që po e shoqëronte, pishinave dhe diellit përvëlues i është rikthyer sërish.
Kësaj rradhe, duke pasur asgjë për të fshehur, Luana ka zbuluar në Snapchat të paktën një person që po e shoqëron.
Bëhet fjalë për motrën që përmbush një pjesë të rëndësishme të saj.
Ndryshe, nga Santorini, ku siç u tha shkoi për ‘punë’, ende s’ka dalë asnjë fryt i atij ‘impenjimi’, megjithëse ka kaluar fiks një muaj. /Prive.al/