Kërkimfalja e Melindës për Taynan – a nisi gjithçka nga ajo që Ledri tha në NIN?

By

Para disa javësh reperi Ledri Vula ishte protagonist i emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku dha një deklaratë e cila s’është pëlqyer shumë nga grupet feministe kosovare.

Vula gjatë momenteve sa po fliste për muzikën rep në Kosovë, theksoi se niveli i të bërit muzikë rep, ka rënë në mesin e artistëve kosovarë aq sa edhe gratë po bëjnë rep dhe se nuk po u ka aspak hije që po shahen në mes vete si vajza që janë.

Kjo deklaratë e tija, u mor si seksiste meqë sipas disa opinioneve, kishte konotacion të tillë sepse u mendua se Ledri po pretendonte që gratë nuk janë mjaftueshëm të mira për të bërë muzikë rep.

Megjithatë, Vula kishte dhënë menjëherë një sqarim të gjatë në profilin e tij në Instagram ku thoshte:

Ndërsa tani, Melinda Ademi është e para në mesin e rep këngëtareve shqiptare, që mori hapin të bëjë një kërkimfalje publike për ofendimet që ia kishte bërë në vargjet e saja koleges së saj Taynas.

Ajo i ka kërkuar falje koleges së saj Taynas, përmes një postimi në Instagram ku shprehte keqardhjen që e ka thumbuar me vargje diss.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkruar Ademi.

Kjo deklaratë e Ademit vjen menjëherë pasi Ledri bëri atë deklaratë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova me Alaudin Hamitin.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Artikuj të ngjashëm