Kanye West do performojë në stadiumin Goyang në Suel të Koresë së Jugut, por mesa duket kërkesat dhe rregullat e reperit janë tepër të çuditshme.
Ai ka kërkuar për këtë koncert 40 kamionë plot me rërë të artë, për të mbushur skenën ku do të performojë.
Megjithatë, siç zbulon DailyMail, kjo kërkesë nuk është asgjë në krahasim me “rregullat” që reperi ka vendosur për stafin e tij për çdo turne të tij.
Një kusht i domosdoshëm është të sigurohet që ai dhe gruaja e tij, Bianca Sensori, të qëndrojnë në një hotel luksoz, i cili duhet t’i përkasë grupeve Ritz, Four Seasons ose Aman.
Ekuipazhi i tij mund të akomodohet në një hotel tjetër, por duhet të jetë me pesë yje.
Gjatë koncertit të tij, stafi i tij duhet të jetë i veshur me të zeza dhe nuk duhet të përdorë fare celular.
Përveç kësaj, alkooli, duhani dhe droga janë të ndaluara.
Në vendin ku do ndodhë koncerti, Kanye West kërkon katër dhoma private që mbyllen. Në fakt, ai dëshiron që mobiljet në to të jenë të zeza.
Shishet plastike, pjatat e njëpërdorimshme dhe enë të ngjashme nuk lejohen.
Reperi kërkon edhe peshqirë duarsh të zinj, të cilët duhet të lahen paraprakisht dhe i duhen edhe dhjetë peshqirë të mëdhenj banjoje në të njëjtën ngjyrë.
Më në fund, ndërsa shumë artistë pëlqejnë ushqimin në prapaskenë në koncertet e tyre, Ye kërkon vetëm një pjatë frutash, 24 shishe ujë dhe 4 lëngje.