Këngëtarja tregon se si i rrodhi qumështi i gjirit gjatë një performance

By

Emma Bunton, vokalistja e grupit “Spice Girls” ka treguar se asaj kohë më parë kishte filluar t’i rrjedhë gjiri (laktacioni) në skenë gjatë një spektakli ku kishte performuar bashkë me grupin.

Bunton ka treguar se është detyruar të largohet nga skena, ndërsa është përpjekur që ta ndalonte rrjedhën e qumështit  i cili kishte filluar të depërtonte në veshjen e saj.

Këngëtarja e hitit “Wannabe” ka thënë se ngjarja ka ndodhur vetëm katër muaj pasi ajo kishte lindur djalin e saj Beau, gjatë turneut të rikthimit të grupit në dhjetor të vitit 2007, kur ajo po ushqente fëmijën me gji dhe po përdorte një formulë për shkak të orarit të saj të stërngarkuar, transmeton Pagesix, përcjell Klankosova.tv.

Në një rrëfim ekskluziv për “The Sun” nga libri i saj “Mama You Got This”, ajo ka shkruar: “Kam kujtime të laktacionit mjaft gjatë, në një prej shfaqjeve të mia të para në atë turne, në STAPLES Center të LA”.

Bunton, e cila ka dy fëmijë, Beau 13 dhe Tate 10, është shprehur se ndihej e emocionuar për të gjithë këtë, duke shtuar se ajo thjesht nuk i kishte kuptuar proceset e mëdha që trupi i saj do të kalonte pas lindjes dhe, në veçanti, se si ushqyerja me gji do të kërkonte kaq shumë energji.

Përndryshe, laktacioni ndodh kur gjëndrat e qumështit në gjirin e një nëne fillojnë të prodhojnë qumësht për foshnjën e saj.

Artikuj të ngjashëm