Këngëtarja shqiptare pranon lule nga kryeministri rus: Ambasada ruse në Tiranë, krenare

By

Këngëtaren shqiptare Elhaida Dani e kemi parë vazhdimisht kohëve të fundit në lëvizje.

Nga një cep i botës në tjetrin, ajo ka performuar në sallat më të mëdha koncertale.

E fundit, ishte ajo në Moskë. Dani po qëndron në kryeqendrën ruse për një koncert dhe duket që pritja ka qenë shumë e  mirë.

Ajo ka pranuar një buqetë me lule nga kryeministri Dmitri Medvedev pas spektaklit si aktore e shfaqjes ‘Katedralja e Parisit’ në Pallatin e Kremlinit.

Ka qenë ambasada ruse në Tiranë ajo që ka trumbetuar lajmin me krenari nën përshkrimin: ‘Kultura bashkon’.

Kujtojmë se ky zhvillim vjen në mesin e një situate të tensionuar diplomatike pas dëbimit të dy diplomatëve rus nga Shqipëria që ndoqi shembullin e shteteve anëtare të NATO-s ku edhe bën pjesë në vazhdën e ndëshkimit për ndikimin rus pas sulmit me agjent kimik në Britaninë e madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm