Këngëtarja shqiptare e njohur për muzikën e saj të zhanrit popullor, Mariola Kaçani po bëhet nënë për herë të parë.
Ajo e ka zbuluar vetë lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje.
Këngëtarja ka ndarë një fotografi krah partnerit të saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe nga dekorimet kuptohet që po pret një djal.
“Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, shkroi ajo në postim. /Prive.al