Bleona Qereti po i futet politikës krah këtij subjekti?

By

Gjatë ditës së sotme janë zbuluar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së në Kuvendin e Sali Berishës.

Në mesin e emrave ka fytyra të ndryshme publike shqiptare si Arben Imami, Aleksandër Biberaj, Ardian Isufi, Bujar Kapexhiu, Dasho Aliko, mjeku Ilir Alimehmeti, Glauk Olldashi, Julian Deda.

Siç raporton ABC Neës, edhe këngëtarja, Bleona Qereti është në mesin e këtyre emrave të kandidatëve.

Kujtojmë se ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja, kryesore Këshilli Kombëtar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm