Këngëtarja shqiptare i nënshtrohet testit për COVID-19 bashkë me vajzën

By

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 një numër i fytyrave publike përfshirë këngëtarë, aktorë e personalitete të televizionit janë diagnostifikuar si pozitiv në virusin SARS-CoV-2.

Teksa një pjesë e tyre kanë zgjedhur që ta bëjnë publik një vendim të tillë, të tjerë e kanë kaluar pa vëmendje të opinionit.

E në transparencë të plotë duket të jetë edhe këngëtarja shqiptare Ledina Çelo.

Ajo ka bërë të ditur se i është nënshtruar sot bashkë me fëmijët testimit për COVID-19 në Gjermani.

“Ke frikë që do na bëjnë testin? Ja ku është ajo” – dëgjohet t’i thotë Ledina vajzës së saj duke iu drejtuar me veturë qendrës së testimeve ku jashtë në hyrje e pret një punonjëse shëndetësore.

Nuk dihet nëse arsyeja është se potencialisht kanë shfaqur simptoma të virusit apo janë thjesht raste kontakti të të diagnostifikuarve pozitiv.

Testimi i Ledinës vjen fare pak ditë pas kthimit nga Shqipëria dhe ne urojmë që të rezultojë negative. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm