Familja Reçi është një ndër familjet e shumta që u shuan në fatkeqësinë natyrore në Shqipëri.
Eduard Reçi së bashku me bashkëshorten Dolorën, vajzën Kristin dhe djalin Klausin humbën jetën në lagjen 18 në Durrës, në një pallat 6 katësh, i cili fatkeqësisht u shemb duke zënë familjen brenda.
Xing. al shkruan se Eduardi ishte xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçit.
Këngëtarja përjetoi një humbje shumë të madhe në lëkundjet e tërmetit të ditës se djeshme që vazhduan edhe sot, fatkeqësi e cila rezultoi në shumë jetë njerëzisht të humbura.