Këngëtarja shqiptare hap arkivat e fëmijërisë në skenë

By

Këto kohë vetë izolimi, koha ecën më ngadalë dhe shumë shpesh me familjen tonë ose kemi treguar histori të vjetra ose kemi hapur arkivat e fotografive dhe videove familjare.

Të njëjtën gjë po bën edhe Aurela Gace – në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau foto dhe video nga fëmijëria e saj në skenë.

Së pari ajo ndau një fotografi ku shihet duke interpretuar me një armë lodër në dorë.

“Më falni por mos i akuzoni kot reperat që dalin me armë nëpër klipe, se unë e kam pas mbajt në skenë, haptaz edhe ballë per ballë. Quhej”PRESION”. Do thoni ju ,ka qënë lodër. Pse ,ne klipe ,thua jane pe verteti?” –shkruan këngëtarja nën postim.

Më vonë ajo postoi edhe një video tek shihet duke interpretuar një këngë fëmijësh të titulluar “Makinisti” në festivalin kombëtar në Shkodër.

“Për pak desh u bëra Makiniste.” – shkruan Aurela në videon e postuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm