Fundviti padyshim që është periudha e festivaleve. Përpos ‘Kënga Magjike’ që po zhvillohet aktualisht, në dhjetor mbahet festivali i këngës në RTSH.
Tashmë po flitet se Arilena do të merr pjesë në këtë eveniment muzikor, teksa tashmë e konfirmuar është një tjetër kolege e saj.
Njëjtë sikurse Ara, edhe ajo ka shijuar skenën e X Factor Albania, madje u komentua si një ndër zërat unik të atij kompeticioni.
Është fjala për Festina Mejzinin e cila së bashku me Grupin NA nga Gjakova do të ngjiten në skenën që për fituesin rezervon përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.
Po ashtu, mësohet se në këtë festival vetëm Festina me grupin Na do të jenë nga Kosova ./Prive.al