U martuan dhe kanë një djalë që i vunë emrin Lian.
Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, janë shëmbëlltyra e një martese të lumtur dhe plot dashuri.
Vesa këtë ditë po feston ditëlindjen e 30-të dhe kësaj here ndodhet larg bashkëshortit të saj.
Mirëpo urimi special nga ana e tij nuk ka munguar. Siç edhe është bërë zakon, urimi është dhënë publikisht në rrjetet sociale ku ai me fjalë të mëdha i shpreh dashurinë në ditën e lindjes së saj.
“Gjysma ime më e mirë ka ditëlindjen. Të pakta janë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kam për ty nga momenti i parë që u njohëm, dhe sidomos tani që më ke dhënë një shpirt tjetër si fryt i dashurisë sonë! Nuk ka njeri më perfekt dhe më human në shpirt se sa ti zemra ime, që çdo ditë më surprizën dhe më ngrohë zemrën me sjelljen tënde prej nëne, gruaje, shoqeje dhe motre. Jam i lumtur që jam i yti dhe sot të dua më shumë se dje, dhe nesër do të të dua më shumë se sot! Më vjen keq që nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty. Gëzuar ditëlindjen jeta e lalit! U bëfsh më shumë vjet se emri yt!”, ka shkruar Big Basta në këtë urim dedikuar Vesës. /Prive.al
Vesa përndryshe, ndodhet në Prishtinë duke festuar ditëlindjen me familjen e saj, ndërsa nesër pritet ta publikojë këngën e re të shoqëruar me video klip. /Prive.al