Dhe krejt papritur, këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni, ka kurorëzuar dashurinë!
Në një dasëm dy ditore në jug të Shqipërisë, ajo mesa duket i ka dhënë fund beqarisë.
Asgjë nuk do të kuptohej po të mos ishin postimet e moderatores Dojna Mema e cila bashkë me të dashurin e saj, Vlashent Satën, ishte e ftuar në event.
Gjithçka ka ndodhur në ambient të hapur në festën e cila sigurisht se kishte shumë, po shumë muzikë, të të gjitha zhanreve!
Urime Elinës dhe partnerit të saj, Rob Luft. /Prive.al