Mariah Carey ka folur për martesën e saj të parë, e cila ishte me Tommy Mottola.
Çifti i mëparshëm u martua në vitin 1993 dhe marrëdhënia e tyre ishte shumë e përfolur për shkak të diferencës 20 vjeçare në moshë. Ata më pas u ndanë në vitin 1997.
Në një intervistë të re me Cosmopolitan, Maria u hap për martesat e saj të mëparshme.
“Ndoshta më mirë ta pikturoni një fëmijë si nuse”, tha këngëtarja për martesën me Tommy.
“Isha shumë e kontrolluar. Nuk kisha liri si qenie njerëzore. Ishte pothuajse sikur të isha e burgosur”.
Ndërkaq Tommy pati thënë në atë kohë se marrëdhënia e tyre ishte ‘e gabuar dhe e papërshtatshme’.