Përmbyllja e kapitullit artistik në grupin ku bënte pjesë duket të mos ketë qenë e vetmja për Baby G.
Këngëtarja me origjinë nga Kukësi që u ‘pavarësua’ nga On Records duket të jetë ‘pavarësuar’ edhe në sferën personale.
Burime për Prive.al kanë konfirmuar që Gordana i ka dhënë fund edhe lidhjes me reperin e grupit, me të cilin solli një këngë së fundmi.
Duket që fakti i rrugëve të ndryshme në punë ka qenë pashmangshëm i reflektuar edhe në jetën private.
Sidoqoftë, fillimet e reja nuk janë asnjëherë një alternativë e keqe. /Prive.al/