Ndonëse ka një kohë që po pauzon nga muzika për t’iu dedikuar familjes, ajo ka mbetur një ndër figurat më atraktive të skenës shqiptare.
Ledina Çeklo që tani jeton në Francë, pothuajse në çdo moment të jetës së saj po qëndron pranë fëmijëve.
E tillë ishte edhe mbrëmja e së hënës kur ajo i ka festuar djalit të saj Erlisit ditëlindjen.
Ledina në fotografitë që ka publikuar në rrjetet sociale, duket të jetë kënaqur shumë në atë ambient familjar ku të birit të saj i është festuar ditëlindja e 6-të.