Këngëtarja e njohur akuzohet për kopjim, e paguan gjysmë milioni reperin

By

Këngëtarja Katy Perry është urdhëruar ta paguajë një reper të krishterë 550,000 dollarë nga të ardhurat e saj nga kënga e vitit 2013 “Dark Horse”, nga një gjykatë amerikane.

Kjo shumë është një pjesë e 2.7 milionë dollarëve dhënë për artistin e ungjillit Flame, i cili ka paditur me sukses yllin për kopjimin e një prej këngëve të tij.

Kompania e produksionit të saj, Capitol Records, do të duhet të paguajë pjesën më të madhe të shumës.

Ekipi juridik i këngëtares thotë se ata planifikojnë të apelojnë, nëse çështja nuk pushohet në pritje të një mocioni mbrojtës.

Në fillim të kësaj jave, një gjykatë amerikane shpalli Katy-n, prodhuesit e saj dhe kantautorët fajtorë për shkelje të të drejtave të autorit.

Artikuj të ngjashëm