Këngëtarja e famshme zbulon se nënës së saj iu rikthye kanceri

By

Taylor Swift është në kopertinën e revistës Elle për muajin prill dhe në vend që të japë një intervistë, ajo shkroi një listë të ’30 gjërave që mësoi përpara se të mbushte 30”.

Një nga to ishte: “Unë kam mësuar se si të reagoja për sëmundjet e rënda në familjen time”.

Taylor, për fat të keq, zbuloi se kanceri i Andrea Swift, nënës së saj, është kthyer pasi e luftoi në vitin 2015. Këngëtarja poashtu zbuloi se babai i saj luftoi me të njëjtën sëmundje në të kaluarën.

“Të dy prindërit e mi kanë pasur kancer, dhe nëna ime po lufton tani përsëri me të”, shkroi Taylor në artikullin e saj për Elle.

“Jam mësuar se ka probleme në jetë dhe pastaj gjëra të tjera. Kanceri i nënës time është një problem i vërtetë. Kam qenë e shqetësuar për ngritjet dhe uljet e përditshme. Tani shqetësohem për probleme të vërteta”.

taylor swift elle 024252439

Artikuj të ngjashëm