Këngëtarja e famshme serbe vishet nga kreatorja e njohur shqiptare

By

Këngëtarja e njohur serbe, Jelena Karleusa, ka zgjedhur një kreatore shqiptare për një veshje të saj.

Ka qenë vet artistja ajo e cila e ka bërë të ditur këtë lajm pasi në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi teksa është paraqitur në një revistë të njohur.

Ajo etiketoi kreatoren Albina Dyla nga Gjakova e cila krijoi një fustan të shkëlqyer për Jelenën.

Albina Dyla ka disa vite që merret me fustane të cilat tani kanë filluar të shiten edhe jashtë trojeve shqiptare.

Ndryshe, nëse nuk e dini, Jelena është shumë e famshme në Serbi madje Prive pati realizuar një intervistë ekskluzive me të në Beograd të cilën nëse nuk e keni parë mund ta shihni më poshtë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm