Këngëtarja e famshme kërkon falje se ishte një ‘mysafire e tmerrshme’ në festën e Obama-s

By

Erykah Badu është ndjerë keq pasi jo qëllimisht nxiti një valë kritikash në rrjete sociale për festën e Obama-s.

Fituesja e çmimit Grammy i kërkoi ndjesë në Twitter familjes për faktin se ishte një “mysafire e tmerrshme” sepse publikoi fotografi nga festa e ditëlindjes së 60-të të Barack Obamas.

“Z. dhe Znj. Obama, ju lutem më falni që isha një ‘mysafire e tmerrshme’ në një event kaq të shenjtë për familjen tuaj”, shkroi ajo.

Postimet e paautorizuara të këngëtares në media sociale shfaqnin Obaman me gruan Michelle, 57 vjeç, duke vallëzuar pa maskë mes qindra pjesëmarrësve në funksionin me temën luau.

Imazhet që atëherë janë hequr nga platformat sociale të Badu. /prive.al

Artikuj të ngjashëm