Nganjëherë kemi përshtypjen se të famshmit janë ata më të pasurit, që mund të kenë në dorë gjithçka që fluturon.
Ndoshta kjo përshtypje vjen bazuar në stilin e jetës që ata bëjnë, por kjo s’do të thotë se ata nuk kanë pasur probleme financiare e ditë të vështira.
Njëra ndër këngëtaret që është treguar brutalisht e sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram, është edhe Rozana Radi, e cila ka vendosur të hapet e të flasë për jetën e saj.
Ajo ka publikuar një shënim, ku thotë se në jetë ka pasur ditë shumë të vështira e shumë pak gëzime, e ka pasur edhe raste kur në xhep s’i janë gjendur para as për cigare. /Prive.al