Këngëtarja e famshme flet hapur për ndryshimet në trup që i shkakton sëmundja

By

Jo rrallë Selena Gomez ka folur hapur për jetën dhe shëndetin e saj.

Pasi këngëtarja u diagnostikua me lupus, ajo tregon për  “Giving Back Generation” se zbuloi që sëmundja ka një ndikim të drejtpërdrejtë në peshën e saj, gjë që e bëri atë të vuajë dhe shumë madje.

Image result for selena gomez weight

Efektet anësore të presionit të lartë të gjakut dhe marrja e ilaçeve për sëmundjen ka bërë që pesha e saj të përjetojë shumë luhatje, shpjegoi Gomez, duke thënë se njerëzit po e “sulmonin” atë mbi peshën e saj, pa e ditur që ajo ishte në të vërtetë e sëmurë.

“Kur njerëzit më sulmonin për peshën më lëndonte shumë.” – thotë Gomez.

Komentet dhe sulmet gjithashtu shkaktuan që ajo të largohej shkurtimisht nga mediat sociale, shtoi ajo. Ajo është rikthyer, por mezi i shikon komentet.

Gomez u diagnostikua me lupus, një sëmundje autoimune afatgjatë duke shkaktuar inflamacion në nyje, lëkurë dhe organe të tjera, sipas Shoqatës Kombëtare të Shëndetit (NHS).

Ndërsa aktualisht nuk ka kurë për lupus, simptomat mund të përmirësohen nëse trajtimi fillon herët. Gomez përfundimisht iu desh t’i nënshtrohej operacionit të transplantit të veshkave pasi vuante nga një seri komplikimesh shëndetësore nga gjendja e saj, përfshirë dështimin e veshkave.

Image result for selena gomez transplant

 

Artikuj të ngjashëm