Këngëtari shqiptar qenka bërë baba dhe askush nuk dinte gjë!

By

Duket se këngëtari Renis Gjoka meriton epitetin e kampionit për të mbajtur në fshehtësi jetën private.

Për gati 10 vite, ai e mbajti larg syrit të publikut lidhjen e tij me një ekonomiste të quajtur Jona, derisa paparacit i kapën në Tiranë vitin që shkoi.

Por duket që në jetën e Renisit ka pasur të tjera risi të mbajtura diskrete.

Sipas të gjitha gjasave, këngëtari i njohur shqiptar është bërë baba muajve të fundit.

Gjoka sot pasdite ka postuar një fotografi me një bebe që siç është shprehur përbën ‘dashurinë e jetës së tij’.

Menjëherë kanë ‘vërshuar’ komentet që i urojnë jetë të gjatë vajzës së Renisit e cila quhet Aura. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

Love of my life… Aura❤

A post shared by Renis Gjoka (@renisgjoka) on

Artikuj të ngjashëm