Nga Nju-Jorku vjen një lajm i bukur.
Këngëtari Besart Halimi është bërë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij, Jana ka sjellë në jetë vajzën e dytë të çiftit që kanë vendosur ta quajnë atë Ohana.
“Mirë se erdhe Ohana Halimi. Kaia u bë me motër” – ka qenë mbishkrimi i postimit të lajmit nga këngëtari në Instagram.
Besarti po qëndron mes Amerikës dhe Kosovës ku ka punët dhe një pjesë të bizneseve mirëpo bashkëshortja dhe vajza mund të themi që “tokën e premtuar” e kanë tashmë shtëpi të parë të tyre.
Ky vendim i çiftit për t’u zhvendosur në Amerikë ka ardhur prej disa kohësh. /Prive.al